LAJMI I FUNDIT:

Një shkupjan ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një banori nga Rosomani

Një shkupjan ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një banori nga Rosomani

38-vjeçari A.V. banorë i Rosomanit dje ka lajmëruar në stacionin policor në Kavadar se në të njëjtën ditë, rreth orës 18:00 ka qenë i ftuar nga S.K. nga Shkupi që të shkojë në shtëpinë e tij në Rosoman dhe t’ia kthen borxhin, me çka S.K. ka gjuajtur dy herë me pistoletë drejtë tij, por askush nuk ka qenë i goditur.

Siç njoftojnë nga MPB, kur ka arritur A.V., së bashku me S.K. ka qenë edhe një person tjetër me atë.

“Para se të japë paratë S.K., sipas lajmëruesit, ka thirrur edhe B.P nga Rosomani. Pasi ka ardhur ai menjëherë e kanë sulmuar fizikisht lajmëruesin. Sipas lajmëruesit kur ai ka lëshuar objektin S.K. ka gjuajtur dy herë me pistoletë, por askush s’ka qenë i goditur”, deklarojnë nga MPB.

A.V. iu është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Kavadarit dhe është lëshuar për mjekim shtëpiak.

S.K. është arrestuar nga policia dhe po punohet për zbardhjen e rastit.