Rina Ramadani është një ndër artistet e reja, e cila i është shtuar së fundmi skenës muzikore.

Ajo ka publikuar këngën dhe videoklipin e saj më të ri "Një shishe ujë", projekt i cili duket të jetë një fillim i mbarë për të.


Ndonëse e re në muzikë, Rina ka zgjedhur me kujdes bashkëpunëtorët për realizimin e kësaj kënge.

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Edon Ramadani, gjersa tekstin e ka shkruar e shumë talentuara Aida Baraku.

Videoklipi është punuar nga produksioni vendor PinkMoon Creative, teksa brenda tij përfshihen pamje nga bukuritë natyrore në Kosovë, duke iu përshtatur edhe skenarit të këngës. /Telegrafi/