Ata kanë qenë këto ditë duke shijuar pushimet në Ibiza me pesë fëmijët e tyre.

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez vazhduan të argëtoheshin nën diell teksa pushonin në një jaht të hënën.


Sulmuesi i Manchester United, 37 vjeç dhe ish-asistentja e ‘Gucci’, 28 vjeçare, u panë duke kaluar kohë me një grup shokësh në mes të detit.

59572399 10956789 image a 51 1656327307930 Foto: Splash News

Cristiano tregoi fizikun e tij jashtëzakonisht të kuruar dhe barkun mbresëlënës teksa ishte i zhveshur në pjesën e sipërme.

Ai mbante veshur një palë pantallona të shkurtra të bardhë.

Në anën tjetër, Georgina nuk është se dukej edhe aq në formë në një palë bikini ngjyrë të gjelbër.

ooj Foto: Splash News

Ajo dukej më e plotë ngaqë shfaqet në rrjete sociale e me pamje tërësisht natyrale.

Ronaldo iu bashku një grupi miqsh në jaht, ku ato po shijonin së bashku rrezet e diellit.

Ajo dhe partneri i saj prej shumë kohësh e kaluan pjesën tjetër të pasdites të qetë nën hije, duke u dukur se ishin në një bisedë të thellë.

59572493 10956789 Friends The Manchester United striker 37 and the former sales as m 202 1656330162697 Foto: Splash News

Ylli i futbollit u takua me Rodriguez në një dyqan ‘Gucci’, ku ajo aso kohe ishte asistente e shitjes.

Ronaldo dhe Georgina janë prindër të një vajze së bashku, që e mirëpritën në 2017.

59572455 10956789 image a 60 1656327431015 Foto: Splash News

Ata këtë vit po prisnin binjakë, njëri prej të cilëve nuk arriti të mbijetonte. /Telegrafi/

59572489 10956789 image a 72 1656327617648 Foto: Splash News