LAJMI I FUNDIT:

Roja vret të dyshuarin për vjedhje në një barnatore në San Francisco

Roja vret të dyshuarin për vjedhje në një barnatore në San Francisco

Një roje e sigurisë në një prej barnatoret e Walgreens ka qëlluar me armë për vdekje një hajdut të dyshuar në San Francisco.

Një video tronditëse u publikua nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të San Franciscos, ku shfaqet momenti kur një roje sigurie qëlloi dhe vrau një hajdut të dyshuar në Walgreens.


Pamjet u bënë publike nga prokurorja e rrethit, Brooke Jenkins teksa ajo mbrojti vendimin për të mos vazhduar me akuzat kundër rojës së sigurisë, Michael Earl-Wayne Anthony, i cili shkaktoi vdekjen e 24-vjeçares Banko Brown.

Jenkins tha se Anthony po mbrohej kur qëlloi Brown në një Walgreens në qendër të San Franciscos, raporton nypost.

Pamjet tregojnë Anthony, një roje e licencuar që nga viti 2012, duke ndërhyrë për të ndaluar Brownin të largohej nga dyqani me një qese artikujsh përpara se Anthony të fillojë ta godasë vazhdimisht me grushte hajdutin e dyshuar përpara se shtien me armë zjarri dhe t’i shkaktojë vdekjen.

Ndryshe, qytetet kaliforniane janë ‘pushtuar’ prej të pastrehëve agresiv ndërsa është rritur edhe numri i vrasjeve. /Telegrafi/