LAJMI I FUNDIT:

Një re e mistershme mbretëroi qiellin në Deçan – komentuesit në rrjetet sociale e krahasojnë me UFO

Një re e mistershme mbretëroi qiellin në Deçan – komentuesit në rrjetet sociale e krahasojnë me UFO

Ditë më parë, banorët në Deçan kanë spikatur një re të madhe me një formë të pazakontë.

Imazhet e siguruara nga Telegrafi tregojnë një re rrumbullake me një hijëzim ngjyrë portokalli.


Retë me forma të pazakonta nxisin gjithmonë një lloj kureshtje te njerëzit, të cilët nuk hezitojnë t’i fotografojnë ato.

Sidoqoftë, kjo re gjigante e mistershme që mbretëroi në Kosovë i ngjante një Objekti Fluturues të Paidentifikuar (UFO).

Kjo ka bërë që edhe të mos mungojnë edhe shakatë nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët e konsideruan si një ‘zbarkim të alienëve’. /Telegrafi/