LAJMI I FUNDIT:

Një rast me COVID-19 konfirmohet në rezidencën e Papës në Vatikan

Një rast me COVID-19 konfirmohet në rezidencën e Papës në Vatikan

Një burrë që jeton në të njëjtën rezidencë të Vatikanit si Papa Françesku ka dalë pozitiv për COVID-19 dhe është izoluar, tha Vatikani të shtunën.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, burri, i cili nuk u identifikua dhe nuk kishte simptoma të sëmundjes, u largua nga rezidenca Santa Marta dhe shkoi në izolim së bashku me të tjerët me të cilët kishte pasur kontakt të drejtpërdrejtë, thuhej në një deklaratë.


Dikush tjetër që jeton në rezidencë – e cila ka rreth 130 dhoma dhe apartamente – rezultoi pozitiv për coronavirusin kur pandemia goditi Italinë në mars.

Papa Françesku, të cilit i ishte hequr një pjesë e një mushkërie gjatë një sëmundjeje kur ishte i ri në Argjentinën e tij të lindjes, testohet rregullisht për COVID-19.

Ai kishte një orar normal të shtunën, duke pritur tre persona në audienca private të ndara dhe duke iu drejtuar një grupi të madh të policisë italiane.

Vatikani, një qytet-shtet i vogël i rrethuar nga Roma, është prekur vetëm lehtë nga coronavirusi, me rreth dy duzina raste të konfirmuara në total.

Tre banorë të Vatikanit të cilët rezultuan pozitivisht kohët e fundit janë rikuperuar, shtoi deklarata e së shtunës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori