Një raketë godet një spital në Egjipt, gjashtë të lënduar – deklarohen izraelitët

Gjashtë persona janë lënduar në qytetin turistik të Egjiptit, Taba që gjendet në afërsi të kufirit me Izraelin, pasi një raketë goditi një spital të atjeshëm në orët e para të mëngjesit, raporton televizioni egjiptian Al Qaher.
Sipas këtij televizioni, raketa goditi Tabu që ka lidhje me luftimet që po zhvillohen në Rripin e Gazës, që gjendet rreth 220 kilometra larg, ku forcat izraelite po bëhen gati për ofensivën tokësore, por deri më tani nuk dihet se nga cila palë është shkrepur.
Një dëshmitar ka thënë sesi ka dëgjuar shpërthimin dhe ka parë tymin e pluhurin duke u ngritur në ajër, transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































