Televizioni shtetëror rus filloi sot një shtytje të re propagandistike, duke pretenduar se nacionalistët ukrainas janë gati të masakrojnë rusët në lindje të vendit në atë që vëzhguesit druajnë se mund të jetë hapi i fundit në justifikimin e një pushtimi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dmitry Kiselyov, një propagandist i shquar shtetëror i njohur shpesh si ‘zëdhënësi i Putinit’, përdori emisionin e tij të lajmeve të së dielës për të shpërndarë pretendime të pabazuara se Ukraina ka ‘torturuar dhe vrarë egërsisht’ mijëra civilë në rajonin e Donbasit.
Në një segment të titulluar ‘ata po përgatiten të vrasin’, ai paraqiti gjithashtu një intervistë me një luftëtar separatist në rajon, duke paralajmëruar se nacionalistët ukrainas kanë kërcënuar se ‘do t’ju vrasin dhe therin të gjithë, dhe do t’ju varin fëmijët në tela’.
Taktika pasqyron propagandën ruse të përhapur përpara pushtimit të fundit të Ukrainës, në vitin 2014, që u përdor nga Kremlini për të justifikuar veprimet ushtarake mbi bazën e ‘mbrojtjes’ së rusëve etnikë që jetojnë në vend.
Tani mendohet se janë 148,000 trupa ruse të grumbulluara në kufij – të mbështetur nga mijëra tanke dhe artileri – me Uashingtonin që paralajmëron se një pushtim mund të vijë sa më shpejt të mërkurën.
Ndërkohë përpjekjet diplomatike për të shmangur një luftë po vazhdojnë, me kancelarin gjerman Olaf Scholz që fluturon për në Kiev sot dhe Moskë nesër në një përpjekje “për të qetësuar të parën dhe për të penguar të dytën”.
Ai pritet t’i ofrojë më shumë ndihmë financiare Ukrainës dhe t’i kërkojë Rusisë ‘të depërshkallëzojë menjëherë’ grumbullimin e trupave të saj në kufi.
Bisedimet deri më tani kanë pasur pak sukses pasi Moska kërkon që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO gjë që aleanca refuzon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë