LAJMI I FUNDIT:

Një Porsche e veçantë e ruajtur për 30 vite po shkëlqen në një ankand në Paris

Një Porsche e veçantë e ruajtur për 30 vite po shkëlqen në një ankand në Paris

Një Porsche 928 GT e rrallë dhe e personalizuar, po shkëlqen në skenën e ankandit RM Sotheby’s në Paris.

Ky model konsiderohet si një nga modelet më të mira të veturave të viteve 1980, dhe është më e preferuara nga koleksionistët e veturave.


Kjo për shkak se 928 GT Slantnose, është e vetmja e llojit të vet, dhe vjen me fenerë të ngjashëm me ata të Porsche 944.

E porositur nga pronari aktual në vitin 1989, Porsche 928 GT u personalizua nga departamenti ekskluziv i Porsche.

Ky Slantnose 928, thuhet se është mirëmbajtur me dashuri nga pronari, për më shumë se tre dekada.

Modeli i rrallë pritet të dalë në ankand më 31 janar, shitja e të cilit thuhet të kap vlerën e 280 mijë eurove, përjcell Telegrafi.

Vetura 928 GT mund të arrijë 96 km/h në vetëm 5.2 sekonda, dhe një shpejtësi maksimale prej 275 km/h.

Në anën tjetër, edhe një model Capri “jashtëzakonisht i rrallë”, i konsideruar si “i fundit i llojit të vet”, ka dalë në ankand. Ndërsa nga jashtë mund të duket si një Capri i zakonshëm, ka një kapacitet mbresëlënës prej 200 kuaj fuqi.

Gjithashtu, prezantuesi televiziv i Wheeler Dealers, Mike Brewer, po përballet me një incident të pakëndshëm pas vjedhjes së klasikut të tij Ford Fiesta Mk1, vetëm disa minuta pas ishte restauruar plotësisht. /Telegrafi/