LAJMI I FUNDIT:

Një popull që zgjedh hajdutë dhe tradhtarë, nuk është viktimë, por bashkëpunëtor

Një popull që zgjedh hajdutë dhe tradhtarë, nuk është viktimë, por bashkëpunëtor
Ilustrim

Për disa, politikanët mund të jenë si trëndafila për t’u marrë erë. Nuk do të kundërshtoja, për më të shumtit, nga kopshti në buqetë dhe pastaj… në koshin e plehrave. Se, për nga fjalët, mund të bëjnë edhe lule këta, por pa fryte dhe farë.

Me gjithë mëkatet që mund të kenë, nuk besoj se vetëm ata janë fajtorë. Sa herë vijnë zgjedhjet, i votojmë dhe i besojmë. Pastaj, për katër vjet, të gjithë na i kanë fajin. Sistemi politik zien i tëri, qytetarët janë të pakënaqur. Për disa fajin e kanë të majtët, për disa të tjerë të djathtët, bile një pjesë fajëson të dyja palët. Disa besojnë në “komplote” të ndërkombëtarëve!…


Nuk kanë lënë fytyrë politikani pa “pështyrë”, me pretekstin se janë tradhtuar. Kjo përsëritet çdo herë. Voto e pështy të njëjtit. Pasqyra ka në çdo shtëpi, le të qëndrojnë përpara saj, të paktën kur vijnë zgjedhjet, aty të shfryjnë. Nëse fajin e kanë politikanët, kjo nuk justifikon qytetarët. As udhëheqjen shpirtërore, akademike dhe intelektualët, që mund të jenë më aktivë, të flasin e të paralajmërojnë. Të bëjnë atë që bënë patat e Kapitolit, jo në Amerikë, por në Romën e lashtë. Brechti kishte thënë, kur të vijnë ditë të vështira, njerëzit nuk do të thonë vetëm se çfarë bëjnë politikanët, por do të thotë- “Përse nuk folën edhe poetët”?…

Kushdo që mendon se njerëzit, apo thënë ndryshe votuesit, nuk kanë asnjë përgjegjësi për atë çka ndodh për shumë vite, në varësi të votës së tij, nuk janë të sinqertë. Ai që voton është gjithmonë përgjegjës dhe është në ekuacionin e politikës. Jo vetëm përgjegjës, dhe diçka më shumë.

Është fajtor se e voton politikanin për të “ngrënë” edhe ai, dhe pastaj të jetë në gjendje të anashkalojë ligjin, të ndërtojë në mënyrë arbitrare, të ndikojë që “baballarët” të kontrollojnë shtetin dhe “filizat” parashtetin.

Është fajtor se nuk inkurajon njerëz të kualifikuar, me moral dhe me prestigj, por që nuk guxojnë të hyjnë në arenën politik për të mos u zhvleftësuar e injoruar.

Është fajtor se nuk di se çfarë kërkon; gjithmonë para kutisë së votimit dikush do t’i ndryshojë mendjen.

Është fajtor se veproi i ”maskuar” pas të shumtëve dhe jo si individ, për të shmangur përgjegjësitë, kjo edhe kur është për të mirën e tij. Mendon se interesi më i madh është të mos harxhojë energji për të menduar, për të vepruar, për të mbështetur pozicione progresive, i shmanget përballjes për të mos u ekspozuar. Beson ndryshe nga ato që tregon, duke pritur që dikush tjetër të veprojë dhe ai thjesht të gëzojë ndryshimin pa asnjë përpjekje.

Është fajtor se vendos partinë mbi të gjitha, dhe e ka atë si “tokë të blerë”, në anë të detit, se deputetin e shikon si Zuckerbergun. Ndaj ata janë të mbërthyer në Facebook. Ajo që kërkohet është sa “Like” do të marrin, apo sa vepra do të bëjnë? Të bësh qëllim në vetvete duke çuar foto dhe pamje në Facebook, do të thotë se bën me të vërtetë punë?… Vërtet Ismail Qemali kur bëri ndryshimin e madh kishte ide nga Facebook-u? Facebook, Twitter dhe të tjerat, të mira janë, por gjithsesi një realitet virtual, dhe ne nuk jemi Matrix…

Uroj që të gjitha këto të dalin të gënjeshtra, deri në fund të prillit. Horoskopi na i thotë të ngatërruara… Fillimi i vitit zbulon luftime titanike… Për të gjitha shenjat e zodiakut do të ketë konfrontime të ashpra, për shkak të lëvizjeve spazmatike dhe sjelljeve të gabuara. Aty nga fundi i prillit dhe fillimi i majit eklipsi do të mbyllë shumë çështje, duke treguar mirëkuptim dhe maturi që mund të sjellë ndryshimin…

Shyqyr që kemi horoskopin dhe fat që politikanët akoma nuk kanë në përdorin teknologji bërthamore por vetëm Facebook-un, se nuk e di se si do të ishte vendi pas 25 prillit. Dhe, deri sa të vijë ajo ditë, le të kujtojmë ndonjë thënie si ato të George Orwellit: ‘’Një popull që zgjedh të korruptuar, hajdutë, tradhtarë dhe mashtrues, nuk është viktimë, por është bashkëpunëtor’’.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori