“Ne ju sjellim një përzgjedhje të plazheve më të mira të kontinentit për t’u relaksuar, për të bëra festa, madje edhe vetëm për të ecur”, kështu e nis shkrimin e saj Europian Best Destination (Destinacioni më i mirë në Evropë), një nga kompanitë më prestigjioze të udhëtimeve në Evropë.

Mes plazheve evropianë më të njohur për ujërat e kaltër dhe klimën mesdhetare, bën pjesë edhe plazhi i Ksamilit.

Emri i Shqipërisë në shkrim përmendet mes shteteve evropiane me turizëm të zhvilluar, si Greqia, Spanja, Italia, Kroacia etj.

“Tre ishujt Ksamil kanë bukuri të pazbuluara. Ato mbeten jeshile gjatë gjithë vitit dhe mund të qasen me varka të vogla. Por, ka raste që njerëzit shkojnë edhe me not. Ujërat e pastra në thellësi i bëjnë plazhet përreth ishujve të jenë më të veçanta”, shkruan artikulli.