LAJMI I FUNDIT:

Një person nga Zlletova vdes pasi gëlltiti një substancë pluhur në vendkalimin kufitar Maqedoni-Bullgari

Një person nga Zlletova vdes pasi gëlltiti një substancë pluhur në vendkalimin kufitar Maqedoni-Bullgari

Një 37-vjeçar nga Zlletova vdiq mbrëmë pas gëlltitjes së materialit pluhur të panjohur në vendkalimin kufitar Dellçevë gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë, thonë nga Ministria e Brendshme.

Materiali i pluhur i gëlltitur nga i ndjeri është gjetur gjatë kontrollit në të. Rasti është lajmëruar në Prokurorinë Publike me urdhrërin e të cilëve trupi është dorëzuar për një autopsi.

Sipas policisë mbrëmë në një makinë “Mini Cooper” me targa bullgare të drejtuar nga D.A. (32) nga Zlletova ndërsa si bashkëudhëtar ka qenë 18 vjeçar nga Probishtip. Gjatë kontrollimit të personave dhe bagazheve të tyre personale, tek D.A. është gjetur një qese me një material pluhur të panjohur.

Gjersa zgjatej procedura e kontrollit nga ana e doganierëve në një moment D.A. e merr qesen e najlonit e gris dhe gëlltit substancën e panjohur. Menjëherë është thirrur ekipi i ndihmës së shpejtë dhe D.A. u transferua në Qendrën Shëndetësore në Dellçevë, ku rreth orës 22:00 personi ka ndërruar jetë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori