Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjakovë.

Rasti është raportuar më 22 gusht, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor.


Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/