LAJMI I FUNDIT:

Një person i armatosur bllokon një restorant në Sarbruecken të Gjermanisë

Një person i armatosur bllokon një restorant në Sarbruecken të Gjermanisë

Një person i armatosur ka hyrë në një restorant në Saarbruecken të Gjermanisë. Policia gjermane kundër terrorizmit ndodhen në vendngjarje.

I armatosuri ka lejuar stafin e restorantit që të largohet nga ndërtesa, shkruan Bild. Personi i armatosur nuk po mban pengje.


Ndërsa policia e specializuar kundër terrorizmit ka rrethuar godinën, negociatorët dhe psikologët po përpiqen të komunikojnë me personin e dyshuar.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja nuk ka të bëjë me terrorizmin por se ka të bëjë me “konflikt familjar”. Thuhet se ai është dhëndri i pronarit të restorantit.