LAJMI I FUNDIT:

Një përfundim paksa i sikletëshëm i festivalit ”Vëllezërit Manaki”

Një përfundim paksa i sikletëshëm i festivalit ”Vëllezërit Manaki”

Në përmbylljen solemne të festivalit të filmit ”Vëllezërit Manaki” ka ndodhur një incident i qëllimshëm, kur udhëheqësja ka dalë në skenë dhe i ka hedhur këpucët në drejtim të publikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky gjest ka nxitur reagimin e sigurimit, që e ka larguar spikeren nga skena. Megjithatë, ajo ka një arsye për këtë veprim të saj. Vajza duhej që të shfaqej në një pjesë teatrale të Martin Koçovskit, por që festivali e anluoi për shkak se në skenë duhej të silleshin mbeturina pemësh.


Organizatorët konsideruan se kjo do të pengonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve, prandaj edhe e anuluan. Ndërkaq Koçovski e akuzoi festivalin për cenzurë./Telegrafi/