LAJMI I FUNDIT:

Një pensioniste në Angli shpëton mrekullisht – nuk dihet se si vetura e saj përfundoi aty

Një pensioniste në Angli shpëton mrekullisht – nuk dihet se si vetura e saj përfundoi aty

Një shofere shpëtoi mrekullisht pasi makina e saj mbeti e varur në mënyrë të pasigurt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e zjarrfikësve punuan për të stabilizuar mjetin, i cili ishte ndalur “vertikalisht” pasi u përplas me një mur, me pjesën e përparme në një gardh.


Paramedikët dhe policia ishin gjithashtu në vendngjarje të enjten pasdite në Bishops Rise, jashtë Luginës së Ilsham në Devon, Angli.

Dhe shoferja, që thuhet se është një grua 88-vjeçare, u shpëtua në mënyrë të sigurt nga brenda Mercedesit.

Një derë makine duhej hequr për të ndihmuar pensionistin të dilte.

Deri më tani nuk dihet se si ajo kishte përfunduar në një gjendje të tillë. /Telegrafi/