Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 8 pacientë me COVID-19 prej tyre 4 janë me oksigjenoterapi dhe një është në gjendje më të rëndë.
Kështu ka bërë të ditur infektologu i Klinikës Infektive , Murat Mehmeti i cili tha se për momentin kanë dukshëm më pak pacient me COVID19 në këtë klinik.
Ai ka folur edhe për gjendjen e këtyre pacientëve për çka tha se gjendja kryesisht është stabile, përveç një paciente në moshë të mesme që është në gjendje më të rëndë.
“Për momentin i kemi në Klinikë 14 raste një numër dukshëm më i vogël në krahasim me ditët e kaluara për fat të mirë dhe prej këtyre rasteve 8 raste edhe më tutje janë COVID pozitiv, janë 5 raste COVID negativ dhe është një rast në pritje të rastit. Sa i përket gjendjes së këtyre pacientëve në përgjithësi është stabile përjashtuar një paciente e cila është në gjendje më të rëndë për faktin se ajo përveç COVID virusit pozitiv ka edhe probleme tjera probleme me veshka, është me hemodializë të rregullt, ka probleme me zemër dhe ka probleme me pagjakësi dhe të gjitha këto probleme sigurisht që e rëndojnë gjendjen e përgjithshme të saj. Si do që të jetë gjendja e saj është stabile mirëpo shpresojmë që ajo të shkoj në përmirësim e sipër.. Pacientja është e moshës mesatare” ,tha ai për KP.
Sipas Mehmetit 4 pacientë janë me oksigjenoterapi pasi që si pasoj e virusit mushkëritë e këtyre pacientëve nuk kanë mjaftueshmëri mushkërore.
“I kemi po ashtu i kemi edhe 4 pacientë me oksigjenoterpai që i bie që ato paciente megjithatë kanë pamjaftueshmëri mushkërore, kanë probleme me ndryshime në mushkri dhe kjo e bënë që ata të kenë nevojë pos të tjerash edhe për oksigjen. Por si do që të jetë megjithatë me oksigjen gjendja e tyre është e qëndrueshme…Ata që janë negativ por jo gjithmonë ata që janë negativ automatikisht edhe shërohen përderisa ata kanë pasur ndryshime shumë të theksuara në mushkëri realisht virusi eliminohet por që ndryshimet në mushkëri mbesin edhe më tutje dhe ato nuk tërhiqen shumë shpejt. Prandaj edhe përkundër faktit që janë negativ ne kemi raste që janë negativ me test negativ por që kanë nevojë për oksigjen sepse rikuperimi i mushkërive donë kohë dhe do duhet edhe disa ditë të qëndrojnë“, theksoi Mehemeti.
Murati njoftoi se gjatë ditës së sotme nuk është liruar asnjë pacientë pasi kanë pasur ende nevojë për trajtim mjekësor.
Deri në këto momente në Kosovë me COVID-19, kanë rezultuar pozitiv 862 persona, prej tyre 622 janë shëruar dhe 28 persona kanë humbur jetën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Osmani thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
KKZ Kumanovë: Në tre vendvotime është ndërprerë votimi, në njërin ka humbur vula
"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert