Një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës ndërpret kontratën për arsye të shëndetit mendor

Ish ylli i Barcelonës Philippe Coutinho e ka ndërprerë kontratën me Vasco de Gama shkaku i problemeve me shëndetin mendor.
Coutinho kishte bërë një karrierë të madhe në Evropë, por që assesi s’e tregoi nivelin më të lartë që prej kalimit te Barcelona.
Ai u largua nga Liverpool me synimin për të hyrë në historinë e një prej klubeve më të njohura në botë. Fatkeqësisht për të dhe për tifozët e klubit katalanas, paraqitjet e tij ishin zhgënjyese, duke përfunduar papritur dhe duke mbetur në histori jo për atë që bëri në fushë, por për atë që nuk arriti kurrë të bëjë.
Philippe Coutinho - Timelesspic.twitter.com/3dQJbMqHfr
— ٍ (@domcomps) February 15, 2026
Philippe Coutinho ndërpret kontratën me Vasco da Gama
Ish-ylli 33-vjeçar i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka vendosur të ndërpresë kontratën me klubin aktual dhe ekipin e zemrës së tij, Vasco da Gama, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, sipas vetë lojtarit.
Coutinho, pasi ishte në qendër të vëmendjes botërore pas periudhës së shkëlqyer te Liverpooli nën drejtimin e Jurgen Klopp, u transferua te Barcelona në janar të vitit 2018, pasi klubi katalanas pagoi 120 milionë euro plus 40 milionë në bonuse – një ofertë e parezistueshme për brazilianin, pavarësisht se trajneri gjerman i kishte kërkuar të qëndronte.
Ai firmosi një kontratë pesëvjeçare e gjysmë, por periudha e tij e parë në “Camp Nou” u karakterizua nga paraqitje të dobëta, duke e shtyrë gradualisht drejt stolit dhe pa arritur kurrë të shfaqte magjinë që kishte treguar në Liga Premier.
Për shkak të formës së dobët, Barcelona e huazoi atë te Bayern Munich në vitin 2019. Braziliani shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren historike 8-2 të ekipit gjerman ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve – turne që Bayerni do ta fitonte më pas në finale kundër Paris Saint-Germain.
🗣️ Jürgen Klopp para Philippe Coutinho em 2017:
“Fique aqui e eles vão acabar construindo uma estátua em sua homenagem. Vá para outro lugar, e você será apenas mais um jogador. Aqui você pode ser algo mais”.
Nostálgico! pic.twitter.com/ISgmaIK4Ip
— Futebol Nostálgico! (@futnostalgico) February 18, 2026
Pas aventurës në Gjermani, ai u rikthye te Barcelona, por as periudha e dytë nuk ishte më e suksesshme. Në fillim të vitit 2022 u huazua te Aston Villa në Ligën Premier, klub që më pas e bleu për 20 milionë euro. Pas një periudhe të shkurtër në Angli, ai u huazua në Katar, ndërsa në vitin 2024 u ble nga klubi brazilian.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Coutinho shpjegoi arsyen e ndërprerjes së kontratës me Vasco da Gama, klubin ku u formua si futbollist.
“Nuk ka munguar kurrë përkushtimi, nuk ka munguar kurrë dëshira dhe angazhimi; të gjykohesh nga shumë njerëz për diçka që nuk është pjesë e karakterit tim është shumë e vështirë”./Telegrafi






















































