LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të miturin që shtiu me armë në “Beer Fest”

Një muaj paraburgim për të miturin që shtiu me armë në “Beer Fest”

Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmon se personit që shtiu me armë në “Beer Fest” i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Në një njoftim për media kjo Gjykatë njofton se Gjykata Themelore-Departamenti për të Mitur në çështjen  juridiko-penale ndaj miturit H.V për shkak të dyshimit të bazuar të kryerjes së veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprës penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore-Departamenti për të mitur për caktimin e paraburgimit mbajti seancën dëgjimore, ku ka shqiptuar masën e paraburgimit e cila mund të zgjasë më së shumti deri në një muaj, përkatësisht prej datës 19.08.2016 deri më datën 18.09.2016.


“Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit”, thuhet në njoftim.

I mituri H.V, më 29 korrik në sheshin “Nënë Tereza” dyshohet se ka shtënë disa herë me armë, me ç‘rast qytetarët e tubuar kanë filluar të ikin dhe gjatë ikjes një numër i madh i tyre kanë marrë lëndime trupore të natyrave të ndryshme, me ç’rast ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve. /Telegrafi/