LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarin në Gjilan për posedim të substancave narkotike

Një muaj paraburgim për të dyshuarin në Gjilan për posedim të substancave narkotike

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit K. B.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.08.2022, rreth orës 08:30 minuta, në rrugën “Idriz Seferi”, gjatë kontrollimit nga zyrtarët policorë, tek i njëjti janë gjet dhe sekuestruar, një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 1.4 gramë, një qese e plastikës me peshë 29.6 gramë dhe një qese me sasi 56.1 gramë.


Gjithashtu janë gjetur edhe një peshore elektronike – digjitale, një mulli për bluarje të Marihuanës, një sasi e qeseve të vogla që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe një telefon celular.

Arrestohet një person në Gjilan për substanca narkotike
Lexo po ashtu Arrestohet një person në Gjilan për substanca narkotike

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr parasysh rrethanat dhe mënyrën në të cilat është kryer vepra penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori