LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për lëndim të lehtë trupor

Një muaj paraburgim për lëndim të lehtë trupor

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditëve të pandehurit A.K., për veprën penale lëndim i lehtë trupor sipas Kodit Penal.

“I pandehuri dyshohet se më datë 08 prill 2019, në banesën e tij në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte, lëndime këto të konstatuara nga raportet fillestare të mjekut, me ç’rast e dëmtuara është dashur të marrë trajtim mjekësor.


Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftim”,  transmeton Telegrafi.