LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët korrektues – lejuan të paraburgosurin të arratiset nga QKUK

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët korrektues – lejuan të paraburgosurin të arratiset nga QKUK

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Dvizioni për çështje Penale, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë- për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  R.Z dhe F.SH për shkak të veprës penale Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria nga  neni 399 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurve R.Z dhe F.SH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 24.05.2019 deri me datë 23.06.2019.


Personi që iku nga spitali, ishte i dyshuar për plagosjen e menaxherit të On Records, Met Elshani.

Arratisja nga QKUK si në filma, zyrtarët korrektues u vunë në gjumë me kafe (Video)
Lexo po ashtu Arratisja nga QKUK si në filma, zyrtarët korrektues u vunë në gjumë me kafe (Video)

Gjykata ka vlerësuar  se  ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurit R.Z dhe F.SH, konform dispozitës se nenit 187 par. 1  pika 1.2.2, të KPPRK-së, mbështetet në faktin se procedura penale është në fazën fillestare dhe ekziston rreziku që të pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale.

I arratisuri nga QKUK është i akuzuari për tentim-vrasje ndaj menaxherit të "ON Records", Met Elshani
Lexo po ashtu I arratisuri nga QKUK është i akuzuari për tentim-vrasje ndaj menaxherit të "ON Records", Met Elshani

Po ashtu Gjykata ka konstatuar se të pandehurit po të  lihen në liri apo nëse ju caktohet ndonjë masë tjetër më e butë, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë apo edhe në bashkë kryes. Gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par. 1 pika 1.2.3, të KPPRK-së.

Suspendohen dy zyrtarë policor pas arratisjes së të burgosurit nga QKUK
Lexo po ashtu Suspendohen dy zyrtarë policor pas arratisjes së të burgosurit nga QKUK

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.Z dhe F.SH, në cilësinë e zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar.

Palët  kanë  të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori