LAJMI I FUNDIT:

Një motoçiklist nga Gostivari ka vdekur në një fatkeqësi komunikacioni në Shqipëri

Një motoçiklist nga Gostivari ka vdekur në një fatkeqësi komunikacioni në Shqipëri

Një gjashtëdhjetëvjeçar nga Gostivari e ka humbur jetën në një fatkeqësi komunikacioni në Shqipëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fatkeqësia ka ndodhur përgjatë rrugës Përnjacë-Librazhd në vendin e quajtur “Ura e Bushtricë” në afërsi të vendkalimit kufitar Qafë Thanë.


“Shtetasi i Maqedonisë Z.H. (60) nga Gostivari i cili po udhëtonte me motoçikletë ka dalur nga rruga, me çka ka marr lëndime të rënda. Nga kalimtarët e rastit menjëherë është marr dhe është dërguar në spitalin e Librazhditë, por për fat të keq mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Hetimet duhet të vërtetojnë shkaqet e aksidentit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas informatave të para, personi i vdekur ka vozitur me shpejtësi të madhe, ndërsa për shkak të rrugës me lagështi nga reshjet e shiut, ai ka rrëshqitur dhe ka goditur në mbrojtësit e rrugëve. /Telegrafi/