Një shpërblim prej 1,000,000 dollarë për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin iu ofrua oficerëve ushtarakë nga sipërmarrësi rus Alexander Konanykhin në një postim që ai publikoi në mediat sociale këtë javë, ndërsa Rusia vazhdonte agresionin e saj në Ukrainë.
“Unë premtoj t’i paguaj 1.000.000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Konanykhin në mediat sociale, gjë që është transmetuar nga disa media botërore.
“Putini nuk është presidenti rus pasi ai erdhi në pushtet si rezultat i një operacioni special të hedhjes në erë të ndërtesave të banimit në Rusi, më pas shkeli Kushtetutën duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke vrarë kundërshtarët e tij”, shkruan Jerusalem Post, përcjell Telegrafi.
Dhe siç vë në pah mediumi gjerman, Bild.de, postimi nuk qëndroi shumë para se të fshihej nga Facebook, siç shkruan Alexander Konanykhin në një deklaratë të re.
Ai dyshon se ka ndodhur për shkak të posterit “I vdekur apo i gjallë”.
Ndërkohë duke u ndërlidhur me pretendimet e Konanykhin, mediumi austriak, Heute.at, shkruan se në vitin 1999 pati një shpërthim bombë në një qendër tregtare në Moskë dhe një seri bombash në ndërtesat e banimit në Moskë.
Deri më sot, çështja rreth sulmeve nuk është zgjidhur kurrë. Në vend të kësaj, për atë u fajësuan terroristët çeçenë.
Si rezultat, ushtria ruse pushtoi Çeçeninë më 1 tetor 1999, me urdhër të Putinit – zyrtarisht për të luftuar 2.000 terroristë.
Për një lajm të tillë, përveç Jerusalem Post dhe Bild.de e Gjermanisë, kanë shkruar edhe media si Kronen Zeitung e Austrisë dhe Heute.at, po ashtu e Austrisë, si dhe IlGiorno e Italisë.
“Si një rus etnik dhe një qytetar rus, e shoh si detyrën time morale të ndihmoj në denazifikimin e Rusisë. Unë do të vazhdoj të ndihmoj Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për t’i bërë ballë sulmit të Ordës së Putinit”, citohet të ketë shtuar biznesmeni.
Orda është fjala ruse për “hordhi”, një bandë grabitqare, grabitëse.
Ndryshe, vë në pah Jerusalem Post, Konanykhin ka një histori të trazuar me qeverinë ruse.

Sipas një artikulli të vitit 1996 në The Washington Post, Konanykhin studioi në Institutin e Fizikës dhe Teknike të Moskës përpara se të braktiste studimet dhe të hapte një ndërmarrje ndërtimi studentore.
Më pas ai u degëzua në një sërë biznesesh të tjera, duke përfshirë bankat, aksionet dhe pasuritë e paluajtshme.
Dhe në moshën 25-vjeçare, ai kishte një perandori prej mbi 100 firmash. Deri në vitin 1992, kompanitë e tij kishin vlerë rreth 300 milionë dollarë. Ai madje ishte pjesë e delegacionit të parë të presidentit të atëhershëm rus Boris Yeltsin në Uashington atë vit.
Në vitin 1996, ndërsa jetonin në SHBA, Konanykhin dhe gruaja e tij u arrestuan nga agjentët federalë të imigracionit me akuzën se kishin shkelur kushtet e vizave të tyre amerikane.
Rasti “në dukje u ndez” pasi autoritetet ruse pretenduan se ai përvetësoi 8 milionë dollarë nga Banka Ruse Exchange në Moskë.
Pas shumë ngjarjesh, më në fund u arrit një marrëveshje dhe ai u lirua nga paraburgimi dhe përfundimisht iu dha azil politik.
Megjithatë, vetëm pak vite më vonë, Bordi i Apelit të Emigracionit ia hoqi azilin politik dhe urdhëroi që ai të dëbohej.
Konanykhin dhe gruaja e tij u përpoqën të iknin në Kanada, por u arrestuan.
Dëbimi i çiftit u anulua pas një sërë seancash urgjente pasi gjykatësi T.S. Ellis e gjeti vendimin të paligjshëm. Atij iu dha sërish azil në vitin 2007. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës