LAJMI I FUNDIT:

Një maqedonas në mesin e sulmuesve të liderit të një grupi kriminal në Ukrainë

Një maqedonas në mesin e sulmuesve të liderit të një grupi kriminal në Ukrainë

Një maqedonas, një malazez dhe një serb janë në mesin e të dyshuarve për tentim-vrasjen e udhëheqësit të fisit kriminal të Kavajës, Radoja Zvicer, në Ukrainë.

Autoritetet ukrainase i kanë arrestuar dhe identifikuar ata, ndërsa për njërin ka fletarrest ndërkombëtar për vrasje, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftuan dje disa mediume, dy persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të Zvicerit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kompleksi banimi elitar, në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

“Arsyet kryesore për atentatin janë aktivitetet kriminale të viktimës, rishpërndarja e mundshme në organizatën kriminale, si dhe midis klaneve kriminale në Ballkan që kontrollojnë trafikun e drogës”, tha shefi i Policisë Kombëtare në Ukrainë, Igor Klimenko.

Ai tha se policia pas tentim-vrasjes ka filluar ndjekjen e sulmuesve. Ata kanë dashur të arratisen, ndërsa kanë tentuar edhe ta djegin makinën në të cilën kanë qenë. Policia ka arritur në gjurmët e tyre, përmes video-kamerave.

“Policia po monitoronte makinën me të cilën të dyshuarit lëviznin drejt Odesas, për të lënë vendin jashtë kontrollit doganor në kufirit midis Ukrainës dhe Moldavisë. Duke pasur parasysh se sulmuesit ishin të armatosur, forcat speciale u përfshinë në operacionin e policisë. Katër persona u arrestuan këtë mëngjes, të cilët më parë kishin provuar të iknin dhe i rezistuan arrestimit”, tha Klimenko.

Për momentin të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, sipas nenit 208 të Kodit Penal në Ukrainë, ndërsa hetimi është në rrjedhë.

Ndryshe, Radoje Zvicer për disa vite e ka lëshuar Malin e Zi, ndërsa është njeriu i parë i njërit prej grupeve më të forta kriminale në këtë pjesë të Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori