LAJMI I FUNDIT:

Një lloj i baktereve mund të mbajnë çelësin për të ndihmuar rigjenerimin e mëlçisë

Një lloj i baktereve mund të mbajnë çelësin për të ndihmuar rigjenerimin e mëlçisë
(Foto: Science Photo Library/Alamy Stock Photo)

Sekreti i riparimit dhe rigjenerimit të trupit mund të ndodhë nga bakteret e lebrës thonë studiuesit në Universitetin e Edinburgut.

Një eksperiment i realizuar në kafshë, ka zbuluar aftësinë e jashtëzakonshme të baktereve për të dyfishuar madhësinë e mëlçisë duke stimuluar rritjen e shëndetshme.


Bakteri shkonte në mëlçinë e armadillos, kafshës që u përdor për eksperimentin, ku kryente një ‘rrëmbim’ të kontrolluar të organit për ta riprogramuar atë për qëllimin e tij. Bakteri i kthente qelizat e mëlçisë në fazën ku bëheshin sërish të reja dhe të zmadhoheshin përpara se të piqeshin përsëri në moshë madhore.

Një rritje e tillë pritet të jetë kancerogjene, por në fakt analiza e detajuar tregoi se ajo ishte e shëndetshme dhe funksionale. Por, detajet e sakta se si po ndodh e gjithë kjo nuk dihen ende, transmeton Top Channel.

(Foto: iStock/Getty Images Plus)

Bakteri, Mycobacterium leprae , ka veti të tjera, të pazakonta, duke përfshirë aftësinë për të kryer “alkiminë biologjike”, duke shndërruar një lloj indi trupor në një tjetër, gjë që është magjepsëse për shkencëtarët.

Shpresa është se kjo metodë mund të shfrytëzohet për riparimin e mëlçive të njerëzve që presin për një transplant, apo edhe për të rigjeneruar disa nga dëmet e shkaktuara nga plakja në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ëndrra është të përdorim të njëjtën strategji bakteriale, të përdorim zgjuarsinë e baktereve për të gjeneruar ilaçe të reja për rigjenerim dhe riparim”, ka deklaruar njëri nga studiuesit.

Megjithatë, të gjitha këto ide mbeten të paprovuara.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Shëndetësi
Kalo në kategori