“Një legjendë e klubit tonë”, Barcelona me postim pas njoftimit të Busquets për pensionimin

Sergio Busquets ka konfirmuar se do të tërhiqet nga futbolli në moshën 37-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere 18-sezonale kur të përfundojë sezoni aktual i Major League Soccer.
Mesfushori katalunas, i cili ka qenë në futbollin amerikan për tre sezone, do t'i varë këpucët në gozhdë midis tetorit dhe dhjetorit, varësisht nga progresi i Inter Miami në “play-off”.
Barcelona i ka kushtuar një mesazh lojtarit që ishte lojtari i tyre që nga radhët e të rinjve deri në sezonin 2022-2023 (15 sezone në La Liga), kur ai u largua për në MLS.
The Club of your life 💙❤️
A legend at our Club 🌟
Thanks for all the football, Sergio! pic.twitter.com/1UEyVOh0hR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 26, 2025
Me ekipin Blaugrana, ai fitoi gjithsej 32 tituj midis viteve 2008 dhe 2023, duke përfshirë 9 tituj La Ligas, 7 tituj Copa del Rey, 7 Superkupa të Spanjës, 3 trofe të Ligës së Kampionëve, 3 Superkupa të Evropës dhe 3 Kupa të Botës për Klube.
"Klubi i jetës tënde. Një legjendë e klubit tonë. Faleminderit për futbollin tënd, Sergio!", shkroi Barça në rrjetet e saj sociale. /Telegrafi/



















































