LAJMI I FUNDIT:

Një lagje në Turqi vendoset në karantinë – jo për coronavirus, por shkaku i një shpërthimi të antraksit midis bagëtive

Një lagje në Turqi vendoset në karantinë – jo për coronavirus, por shkaku i një shpërthimi të antraksit midis bagëtive

Një lagje në veri të Turqisë u vu nën karantinë për dyshimin për një shpërthim të antraksit midis bagëtive.

Sipas Daily Sabah, përcjell Telegrafi, autoritetet lokale shpallën një karantinë për Yemişli në rrethin Sürmene të provincës së Detit të Zi të Trabzon të martën.


Kjo pasi që, siç thuhet më tej, një numër i papërcaktuar i njerëzve u sëmurën pasi hëngrën mish nga një dem i dyshuar se kishte sëmundjen për të cilën gjë po zhvillohet një hetim.

Dega lokale e Drejtorisë së Përgjithshme të Ushqimit dhe Kontrollit tha në një deklaratë me shkrim se mostrat nga kafsha e vrarë po ekzaminoheshin. Rezultatet fillestare treguan për antraks.

Mishi nga kafsha që nuk ishte konsumuar ishte shkatërruar. Ndërkohë, bagëtitë e tjera që nuk janë infektuar janë duke u vaksinuar kundër sëmundjes.

Antraksi, një infeksion i shkaktuar nga bakteri i quajtur Bacillus anthracis, zakonisht shihet te kafshët që rastësisht konsumojnë sporet e bakterit gjatë kullotjes.

Ai ndikon në lëkurën dhe mushkëritë te njerëzit.

Megjithëse nuk mund të përhapet drejtpërdrejt nga një person në tjetrin, veshmbathja dhe trupat e ndotur nga sporet e antraksit paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut.

Në vitin 2018, dy lagje rurale në Stamboll u karantinuan mbi një frikë nga antraksi që çoi në shtrimin në spital të gjashtë personave që vuanin nga skuqje të lëkurës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori