LAJMI I FUNDIT:

Një kopje e Mona Lizës së Leonardo da Vinçit është shitur për 210,000 euro

Një kopje e Mona Lizës së Leonardo da Vinçit është shitur për 210,000 euro

Një kopje e Mona Lizës së Leonardo da Vinçit që daton më shumë se 400 vjet më parë është shitur për 210,000 euro.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, piktura kaloi disa kohë në shtëpinë e ankandit “Artcurial”, në Bruksel, përpara se të transportohej në Christie’s në Paris për një ankand që u zhvillua dje.


Origjinali i Leonardos, të cilin mbreti francez Francois I bleu nga piktori në 1518, mund të gjendet në muzeun e Luvrit të Parisit dhe nuk është në shitje.

Por ky version, që daton rreth vitit 1600, është aq i ngjashëm me origjinalin saqë ekspertët thonë se ka të ngjarë që artisti të ketë pasur qasje të afërt me versionin e Leonardos.

Vlerësimet origjinale supozuan se kopja do të kushtonte 150,000-200,000 euro. /Telegrafi/