Pas një udhëtimi prej më shumë se 5 miliardë kilometrash, një kapsulë japoneze e shkëputur nga anija kozmike Hayabusa 2, të dielën në mbrëmje solli në Tokë mostra të çmuara të mbledhura në asteroid.

Agjencia Hapësinore Japoneze Jaxa tha se kishte marrë radio sinjale nga një kapsulë e vogël që zbarkoi në Australi të dielën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Kapsula përmban material të mbledhur që është 4.6 miliardë vjet i vjetër, që nga mosha më e hershme e sistemit diellor, tha menaxheri i misionit Makoto Yoshikawa nga Jaxa.

Hayabusa 2, një sondë me madhësi frigorifer, u lançua në dhjetor të vitit 2014.

Kapsula e mostrës hyri në atmosferën e Tokës pak para orës 2:30 të mëngjesit të së dielës në mëngjes me kohën japoneze dhe krijoi një top zjarri si gjurma e një ylli që bije.

“Ajo më në fund është kthyer pas gjashtë vjetësh”, tha një komentator i Agjencisë Japoneze Hapësinore (Jaxa).

Kapsula u ul në një shkretëtirë në jug të Australisë ku do të gjendet në një zonë prej rreth 100 kilometrash katrorë duke përdorur sinjale që transmeton.

Ulja e kapsollës shënon fundin e një misioni të filluar në dhjetor të vitit 2014 me nisjen e Hayabuse 2 nga Japonia.

Kjo sondë tani do të ridrejtohet në një tjetër asteroid afër Tokës që duhet të mbërrijë në rreth 10 vjet. /Telegrafi/