Ka nisur java e fundit e numërimit mbrapsht drejt 25 qershorit dhe fushata elektorale është tensionuar pas disa incidenteve të njëpasnjëshme.
Partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar ta monitorojnë nga afër procesin. Në një reagim për GSH, ambasada e SHBA në Tiranë komenton situatën në prag të 25 qershorit dhe shton se ata nuk kanë asnjë kandidat të preferuar, por i takon popullit shqiptar të vendosë.
Ky qëndrim erdhi pak dite pas takimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin Donald Trump.
Zëdhënësi i ambasadës, Ryan Roberts iu përgjigj pyetjes së GSH, “çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara për të mbështetur zgjedhjet parlamentare dhe çfarë presin ato prej tyre?”
Ryan Roberts: Shqipëria ka një mundësi të madhe këtë verë. Nëse mund të zhvillojë zgjedhje paqësore dhe të besueshme, të reduktojë në mënyrë thelbësore trafikimin e narkotikëve dhe të fillojë procesin e vetingut, kjo do t’i jepte shtysë ekonomisë nëpërmjet investimeve dhe do të provonte se Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e anëtarësimit në BE.
Për zgjedhjet e kësaj të diele, ambasada e SHBA do të ketë mbi 30 ekipe që do të vëzhgojnë votimin në të gjithë vendin. Gjithashtu, USAID ka ofruar mbështetje teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka punuar për të përmirësuar transparencën e partive politike, si dhe po sponsorizon monitorimin nga shoqëria civile në mbi 500 qendra votimi.
Nxisim të gjithë personat me të drejtë vote të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike themelore. Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë kandidat të preferuar në këto zgjedhje; është në dorën e popullit shqiptar që të zgjedhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër