LAJMI I FUNDIT:

Një grua nga Pensilvania shpëtoi një kafshë të ‘frikësuar’ – askush nuk e di se çfarë është ajo!

Një grua nga Pensilvania shpëtoi një kafshë të ‘frikësuar’ – askush nuk e di se çfarë është ajo!

Një grua në Pensilvani i ka lënë të hutuar edhe ekspertët me kafshën që zbuloi jashtë shtëpisë së saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Christina Eyth e shpëtoi kafshën në fillim të kësaj jave pranë shtëpisë së saj në Fairfield Township pasi gjeti gjurmë putrash jashtë derës së saj.


Eyth ndoqi gjurmët, duke supozuar se ato i përkisnin qenit të fqinjit të saj.

Por gjurmët përfunduan duke e çuar atë drejtpërsëdrejti tek një kafshë e paidentifikuar, për të cilën Eyth tha se po shfaqte “sjellje si e frikësuar”.

“Gjithçka që mund të mendoja ishte se ‘kjo kafshë ka nevojë për ndihmë'”.

Eyth ishte në gjendje ta joshte kafshën duke e dërguar në bodrumin e saj dhe larguar nga i ftohti.

Megjithatë, që atëherë, kafsha ka qenë një mister. /Telegrafi/