LAJMI I FUNDIT:

Një gjerman fiton rekord botëror me koleksionin e 1519 enigmave rrotulluese

Një gjerman fiton rekord botëror me koleksionin e 1519 enigmave rrotulluese

Një gjerman me dashurinë e tij për kubat Rubik ka fituar Rekordin Botëror Guinness për koleksionin e tij të 1,519 enigmave rrotulluese.

Florian Kastenmeier, 40 vjeçarit nga Mindelheim, iu dha rekordi për koleksionin më të madh të enigmave rrotulluese pasi që Guinness verifikoi se ai posedon 1,519 enigma të ndryshme të stilit të kubit të Rubikut të të gjitha formave dhe madhësive, raporton UPI.

Kastenmeier tha se dashuria e tij për enigmat filloi para 16 viteve, kur ai e gjeti një kub të vjetër Rubik përderisa ishte duke pastruar tavanin e familjes së tij, përcjell Telegrafi.


“Thjesht duhej ta zgjidhja atë enigmë”, deklaroi Florian për Rekordet Botërore Guinness.

“Isha aq i emocionuar sa e gjeta veten duke pasur nevojë gjithnjë e më shumë për të. Kube të reja, sfida të reja”, vazhdoi ai.

Florian bëri të ditur se disa nga pjesët e çmuara të koleksionit të tij përfshijnë edhe një kub Rubiku origjinal nga viti 1977 dhe një enigmë në formë të topit të tenisit e cila iu dha atij nga kampioni i tenisit Boris Becker. /Telegrafi/