LAJMI I FUNDIT:

Me një fjalim emocionues, Sebastian Kurz shpjegon arsyet e tërheqjes plotësisht nga politika

Me një fjalim emocionues, Sebastian Kurz shpjegon arsyet e tërheqjes plotësisht nga politika

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz, 35 vjeç, ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga politika.

Kurz dha dorëheqjen nga postet e tij si kreu i Partisë së tij Popullore (ÖVP) konservatore dhe si udhëheqës i grupit parlamentar.


Ai së fundmi është bërë baba.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në deklaratën e tij ai tha se po tërhiqej nga politika për t’u fokusuar tek familja.

Dhe siç shkruajnë mediat austriake, në një fjalim emocionues, Sebastian Kurz shpjegon arsyet e tij për t’u tërhequr plotësisht nga politika.

Ai gjithashtu u tërhoq për shkak të kritikave dhe akuzave për korrupsion.

“Si kancelar, ju keni kaq shumë vendime që duhet të merrni çdo ditë, saqë e dini që herët se do të merrni edhe vendime të gabuara”, tha ai.

“Ju jeni gjithmonë nën vëzhgim. Ju gjithashtu vazhdimisht keni ndjenjën se jeni duke u ‘gjuajtur’”, shtoi Kurz.

Ndryshe, ishte gazeta austriake “Kronen Zeitung” që e para që raportoi se Kurz planifikonte të tërhiqej nga politika.

Mediat austriake: Ish-kancelari Sebastian Kurz tërhiqet tërësisht nga politika
Lexo po ashtu Mediat austriake: Ish-kancelari Sebastian Kurz tërhiqet tërësisht nga politika

Dhe siç vlerësojnë mediat, tërheqja e Kurz nga jeta politike kombëtare vjen si një surprizë për Austrinë.

Në tetor, Kurz dha dorëheqjen nga posti i kancelarit nën presionin e partnerit të koalicionit, të Gjelbërve, pasi prokurorët e vendosën atë nën hetim me dyshimin për korrupsion.

Para asaj kohe, shumica e austriakëve mendonin se Kurz do të qëndronte në detyrë për vite me radhë.

I rrënuar nga skandalet

Kurz po hetohet për deklarata të rreme dhe shkelje të besimit publik.

Pretendohet se fondet publike janë keqpërdorur për të blerë mbulim gazetaresk ndër të tjera.

Megjithatë, Kurz hedh poshtë me vendosmëri akuzat për korrupsion dhe ryshfet.

Ai është mes dhjetë personave në rrethin e tij nën hetim për shkelje të besimit publik, korrupsion dhe ryshfet.

Ndërsa në deklaratën e dorëheqjes, Kurz iu kundërpërgjigj akuzave kundër tij, duke thënë se ato penguan aftësinë e tij për të punuar.

Muajt e tij të fundit në detyrë ishin më shumë për “mbrojtjen kundër akuzave dhe procedimeve dhe jo më një konkurs për idetë më të mira”.

Dhe Kurz tha se procesi kishte qenë “shumë rraskapitës” për të.

Shumë në radhët e tij besonin se pasardhësi i tij si kancelar, diplomati i karrierës Alexander Schallenberg, ishte thjesht një “vendmbajtës” derisa Kurz mund të kthehej pasi të “pastronte” emrin e tij.

Partia Popullore e Kurzit është një nga partitë kryesore tradicionale politike në Austri.

Pasi ai u bë lider në vitin 2017, partia u ndërtua rreth tij.

Siç supozohet, ministri i Brendshëm, Karl Nehammer do ta pasojë atë si kryetar partie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori