LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë goditet nga vetura në Skenderaj

Një fëmijë goditet nga vetura në Skenderaj

Një aksident trafiku me lëndime është raportuar në orët e mbrëmjes së djeshme rreth orës 17:00 të datës 21 nëntor 2016.

Siç njofton policia, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë e Ulët’’, me ç’rast një veturë në lëvizje godet një këmbësor (fëmijë), ku si pasojë e lëndimeve të pësuara viktima po trajtohet në QKUK.


Sipas policisë, nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit D. N. 46 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.