LAJMI I FUNDIT:

Një femër gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Një femër gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një femër e moshës 31 vjeçare është gjetur e vdekur sonte rreth orvs 21:00 në banesën e saj në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka dhënë detajet.


“Më datën 13.05.2020 në ora 21:00 , Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë”, ka thënë Kelani, për Telegrafin.

Sipas tij, njësia Reaguese policore ka dal në vend te ngjarjes, së bashku me ekipin mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore, rreth 31 vjeçare.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e forenzikes”, tha Kelani. /Telegrafi/