LAJMI I FUNDIT:

Një ekip ekspertësh nga Belgjika projektoi një tualet më ekonomik dhe më të mirë për mjedisin

Një ekip ekspertësh nga Belgjika projektoi një tualet më ekonomik dhe më të mirë për mjedisin
gettyimages

Disa prej tyre tashmë mund të gjenden në aeroportin e Singaporit

Katër inxhinierë belgë dizajnuan një tualet të aftë që në harmoni me përmbajtjen e cila hyn në guacën e WC-së t’i përshtatet sasisë së ujit i cili është i domosdoshëm për evakuimin e mbetjeve, ndërsa qasja e këtillë ekologjike dhe ekonomike është atraktive në tregun ndërkombëtar.


Tualeti me sistem automatik të shpëlarjes janë tashmë të përhapura. Megjithatë, inovacioni mund të zhvillohet ende, siç tregojnë këta katër projektues që punojnë në IPEE me seli në Antwerpen, shkruan “Focus on Belgium”, përcjell Telegrafi.

Shpikja e fundit e inxhinierëve belgë është mjaft e dobishme, sepse tualeti i quajtur Buddy mundëson automatizimin e plotë të pastrimit të guacave të WC-së në mënyrë shumë precize dhe higjienike. Edhe pas kalimit të një përdoruesi paksa të pakujdesshëm, tualeti do të jetë krejtësisht i pastër, shtoi portali belg.

Tualeti i teknologjisë së lartë u ofron përdoruesve rehati të shtuar në një atmosferë qetësuese falë ndriçimit të zbehur. Nuk ka nevojë të shtypni asnjë buton, thjesht tundni dorën për të aktivizuar lehtësisht tualetin pa kontakt, një shpikje për higjienë më të mirë.

Përdorimi i tij është gjithashtu pjesë e një qasjeje të qëndrueshme sepse me sensorët e tij të patentuar, ky sistem i ri rregullon në mënyrë të pavarur sasinë e ujit të nevojshëm për të evakuuar mbetjet sipas sasisë dhe natyrës së tij. Një tualet i tillë inovativ është më i mirë për mjedisin dhe është më i lirë sepse përdor më pak ujë.

Tualeti Buddy tashmë ka “magjepsur” individë dhe kompani, dhe ndodhet në hapësira të ndryshme publike si aeroporti në Singapor, shtoi “Focus on Belgium”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Ja tipat më të papëlqyeshëm të meshkujve në një lidhje

Ja tipat më të papëlqyeshëm të meshkujve në një lidhje

Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Kalo në kategori