LAJMI I FUNDIT:

Një dron izraelit “hedh në erë” një ndërtesë në Bejrut të Libanit, vritet një lider i Hamasit

Një dron izraelit “hedh në erë” një ndërtesë në Bejrut të Libanit, vritet një lider i Hamasit

Një dron izraelit thuhet se ka goditur një zyrë të Hamasit në periferinë jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut të martën, duke vrarë katër persona.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Saleh Al Arouri u vra në incident, njoftoi stacioni televiziv Al-Manar i Hezbollahut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë Hamasi ka njoftuar se një nga viktimat e një sulmi në Bejrutin jugor në Liban të martën mbrëma ishte një zyrtar i lartë, Saleh Al Arouri.


Media e Hamasit Al Aqsa TV tha se “Zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, udhëheqësi martir Saleh Al Arouri, u martirizua në një sulm ajror tradhtar sionist në Bejrut”.

Al Arouri konsiderohej një nga anëtarët themelues të krahut ushtarak të grupit, Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, dhe ishte i vendosur në Bejrut.

Al-Manar tha gjithashtu se një shpërthim u dëgjua pranë autostradës Hadi Nasrallah afër një kryqëzimi rrugor.

Ai nuk dha detaje për shpërthimin, i cili vjen një ditë përpara një fjalimi të liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah.

Dhe një dëshmitar i Reuters ka thënë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një dron që goditi katin e dytë të një ndërtese në lagjen e mbushur me njerëz.

Hezbollahu, një aleat i Hamasit, ka shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë me Izraelin përtej kufirit jugor të Libanit që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza në fillim të tetorit.

Sulmet ajrore dhe granatimet izraelite kanë vrarë më shumë se 100 luftëtarë të Hezbollahut dhe disa civilë, duke përfshirë fëmijë, të moshuar dhe disa gazetarë, sipas Hezbollahut dhe burimeve të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori