LAJMI I FUNDIT:

Një doktor në TikTok tregon se si mund ta ‘shëroni’ lemzën

Një doktor në TikTok tregon se si mund ta ‘shëroni’ lemzën

Lemza mund të jetë jashtëzakonisht e bezdisshme dhe mund të duket sikur keni provuar gjithçka për ta hequr qafe.

Por një mjek thotë se ekziston një metodë që ndoshta nuk e keni provuar – një masazh i zorrës së trashë.


Në një postim në TikTok, Dr. Karan Raj shpjegoi pse funksionon procesi dhe kujt i erdhi ideja e çuditshme.

@dr.karanr

A cure for hiccups #schoolwithdrkaran #learnontiktok #hiccup #funfacts

♬ original sound – Dr Karan Raj

Ai tha: “Lemza shkaktohet nga impulse elektrike të çrregullta në nervin vagus. Masazhi i zorrës së trashë stimulon nervin vagus i cili është pjesë e sistemit nervor parasimpatik. Rritja e stimulimit të nervit vagus ndihmon në kontrollin e diafragmës dhe pastaj ndalon lemzën”.

Dr. Karan më pas theksoi Dr. Francis Fesmire, i cili ishte personi që zbuloi këtë. Dr. Fesmire i Kolegjit të Mjekësisë të Universitetit të Tennessee fitoi çmimin Ig Nobel në mjekësi për zbulimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori