LAJMI I FUNDIT:

Një djalosh bëri tatuazh një fjalë në arabisht, ai u trondit kur zbuloi se çfarë do të thoshte në të vërtetë

Një djalosh bëri tatuazh një fjalë në arabisht, ai u trondit kur zbuloi se çfarë do të thoshte në të vërtetë

Një djalosh me emrin Jordan dëshironte një tatuazh në arabisht me një kuptim të veçantë, por dëshira e tij nuk u realizua.

Gjegjësisht, Jordan planifikoi të bënte tatuazh fjalët me kuptimin “pa keqardhje”, por më vonë zbuloi se teksti rezultoi me një kuptim tjetër, transmeton Telegrafi.


Tatuazhi në trupin e tij nuk e ka kuptimin e asaj që ai e kishte menduar por në fakt është i ndërthurur emri “Stephanie” që për të nuk ka absolutisht asnjë domethënie.

Ai tha se këtë e kishte kuptuar pasi kishte dalë me një shok dhe të dashurën e këtij të fundit që fliste arabisht.

@jordycrayy Replying to @Whitney_ story time 🤣 #tattoo #tattoos #popculture #popculturenews #tattoolaser #tattooremoval #fyp #foryou ♬ original sound – Jordycray

“Ishin tre persona të pranishëm që flisnin arabisht dhe ma konfirmuan”, potencoi Jordan.

“Dikush madje i pyeti nëse po talleshin me mua, por ata thanë: ‘Jo. Në të vërtetë do të thotë Stephanie’”, tregoi ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se artisti i tatuazheve nuk ishte fajtor për këtë gabim.

“Dua të them që artisti i tatuazheve nuk është aspak fajtor. Jam unë. Nuk kam bërë mjaftueshëm kërkime. Mendoj se kam qenë i dehur ose i droguar kur kam bërë tatuazhin. Atë ditë kërkova në Google ‘nuk kam keqardhje në arabisht’ dhe bëra tatuazh gjënë e parë që pashë”, theksoi ai.

Ai e pranoi se nuk e hetoi më tej dhe se thjesht i tregoi artistit të tatuazhit imazhin që donte të bënte tatuazh.

Shumë përdorues të TikTok që flasin arabisht konfirmuan kuptimin e tatuazhit të tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kursimi

Kursimi

I pashpresë

I pashpresë

Kalo në kategori