Një Lamborghini u vodh nga një 14-vjeçar në Florida dhe pronari përdori një skuter për ta ndjekur atë.

Gjithçka ndodhi të martën kur pronari i këtij automjeti, Chris Sander e dëgjoi zhurmën Lamborghinit duke u ndezur.

Siç rrëfen Sander, ai kishte parë nga dritarja, ai e mori skuterin e tij dhe e ndoqi veturën e tij që po vidhej.

“Shikoj nga dritarja dhe shohë dikë që po e largon nga aty”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë rast, thuhet se 14-vjeçari përfundimisht u ndalua dhe u mor në paraburgim, por jo para se të largohej policia.

Në anën tjetër, Andre Kaline ishte ulur në verandën e tij kur i dyshuari erdhi duke vrapuar tek ai pasi kishte braktisur automjetin.

“Unë nuk e dija nëse ai kishte një armë. Nuk isha i sigurt se sa i çmendur ishte ai. Unë po përpiqesha të flisja dhe ta qetësoja atë”, tha Kaline.

“Ai më kërkoi këshilla. Ai thoshte, ‘Unë jam 14 vjeç, Unë nuk e di çfarë të bëj’”, ka thënë tutje ai.

Kaline këshilloi adoleshentin që të dorëzohej në polici dhe disa sekonda më vonë, u shfaq një oficer.

Pronari i makinës beson se adoleshenti hyri në garazh dhe ishte në gjendje të gjente çelësat. /Telegrafi/