LAJMI I FUNDIT:

Një ditë pasi El Salvadori e pranoi si monedhë të ligjshme, bie dukshëm vlera e Bitcoinit

Një ditë pasi El Salvadori e pranoi si monedhë të ligjshme, bie dukshëm vlera e Bitcoinit

El Salvador është bërë vendi i parë në botë që e ka pranuar Bitcoinin si monedhë të ligjshme për transaksione, e cila do të funksionojë së bashku me dollarin amerikan.

Mirëpo, pas hyrjes në fuqi të Ligjit që lejon përdorimin e tij, vlera e kriptovalutës më të madhe në botë ka rënë dukshëm.


Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Bitcoin po tregtohet me mbi 45 mijë dollarë nga mbi 50 mijë dollarë që ishte gjatë ditës së djeshme.

Presidenti i El-Salvadorit, Nayib Bukele ka treguar se vendi kishte blerë një total prej 400 Bitcoin.

Në anën tjetër, politika ka tërhequr kritika në të gjithë vendin. Gati 70 për qind e qytetarëve të anketuar nga Universiteti i Amerikës Qendrore nuk janë në pajtim me vendimin e administratës për të miratuar këtë kriptovalutë si mjet për transaksion.

Gjatë ditës së djeshme, më shumë se 1,000 protestues u mblodhën jashtë Gjykatës Supreme të vendit, ku u ndezën fishekzjarre dhe u dogjën gomat.

El Salvador - shteti i parë që e pranon Bitcoinin si monedhë të ligjshme, 70 për qind e qytetarëve kundër vendimit
Lexo po ashtu El Salvador - shteti i parë që e pranon Bitcoinin si monedhë të ligjshme, 70 për qind e qytetarëve kundër vendimit

Përtej paqëndrueshmërisë financiare, disa thonë se miratimi i Bitcoin mund të nxisë transaksione të paligjshme.

Por, Qeveria e Salvadorit shpreson se do të rrisë përfshirjen financiare në një vend ku rreth 70 për qind e qytetarëve nuk kanë qasje në shërbimet tradicionale financiare. /Telegrafi/