LAJMI I FUNDIT:

Një ditë pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufij nga Serbia, në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq për çështjen e dinarit

Një ditë pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufij nga Serbia, në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq për çështjen e dinarit
Foto: Arkiv

Pavarësisht tensionimit të situatës pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufijtë e Serbisë, për herë të katërt me radhë sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në lidhje me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.

Nga Bashkimi Evropian një ditë më parë kanë konfirmuar takimin e së enjtes dhe presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje.


Partia në pushtet ka thënë se Rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Mirëpo, sipas tyre, pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim.

Në anën tjetër, ekzekutivi vazhdon të kritikohet se çështje të brendshme të Kosovës i ka bërë temë në dialogun e Brukselit.

Nesër takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, BE-ja pret marrëveshje për dinarin, LVV insiston në Rregulloren e BQK-së
Lexo po ashtu Nesër takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, BE-ja pret marrëveshje për dinarin, LVV insiston në Rregulloren e BQK-së

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për KosovaPress thotë se rezultati i takimit do të varet nga aftësia e të dy palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje.

“Mund të konfirmoj se të enjten duhet të ketë në Bruksel një takim tjetër të kryenegociatorëve për të gjetur një zgjidhje lidhur me dinarin. Rezultati – si gjithmonë – varet nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në një mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Megjithatë ky takim vjen në një periudhë të tensionuar, pasi të mërkurën mbi 300 qytetarët të Kosovës janë ndaluar për orë të tëra nga Serbia në pikat kufitare që i kanë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovë, ndër ta edhe zëvendësdrejtorin e Policisë. Pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse pesë të tjerë vazhdojnë të mbahen në nga autoritetet policore serbe.

Sipas MPB-së,  në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinë, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Pesë nga ta janë liruar ndërsa pesë ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankoviq.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptar të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga autoritetet e Serbisë,

Ai në një lidhje direkte për “Debat Plus”, tha se ata janë marrë në pyetje pa pasur asnjë dyshim.

Lidhur me veprimet e fundit të Serbisë ka pasur reagime të ashpra nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e partitë opozitare.

Situata në kufijtë me Serbinë, reagon presidentja: Përgjegjës është Vuçiqi – qytetarët po mbahen peng
Lexo po ashtu Situata në kufijtë me Serbinë, reagon presidentja: Përgjegjës është Vuçiqi – qytetarët po mbahen peng

Bashkimi Evropian e ka quajtur shkelje të marrëveshjes për lëvizjes e lirë veprimet e fundit të Serbisë.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me veprimet e fundit të autoriteteve serbe, të cilat kanë bllokuar hyrjen e qytetarëve nga Kosova në pikat kufitare serbe, duke e quajtur si shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar ekskluzivisht për Telegrafin se institucionet evropiane janë duke monitoruar ngushtë situatë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka deklaruar Stano. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori