LAJMI I FUNDIT:

Një ditë para përfundimit të afatit, mesatarisht dy aplikues për një vend në UP

Një ditë para përfundimit të afatit, mesatarisht dy aplikues për një vend në UP

Deri më 13 korrik, një ditë para se të përfundojë afati për konkurim për tu regjistruar në vitin e parë të studimeve, në Universitetin e Prishtinës kanë aplikuar 16 mijë e 72 persona, shkruan sot Koha Ditore.

Mesatarisht në Universitetin më të madh publik në vend, kanë aplikuar 2.1 persona për një vend.


Sipas statistikave të Rektoratit të Universitetit, ky numër është më i lartë në Fakultetin e Edukimit, ku për 487 vende kanë aplikuar 2327 persona, ose mesatarisht 4.77 persona për një vend.

Më shumë të interesuar, krahasuar me të tjera fakultete, ka edhe për Fakultetin e Mjekësisë ku deri më 13 korrik kanë aplikuar 2010 persona për 441 vende, ose mesatarja 4.55 persona për një vend.