Ajo ka vendosur që këngën e saj të re, ta publikojë me klip të premten.

Dhe Rita Ora dukej tejet joshëse në një seri fotografish nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, për këngën e saj të re “You For Me” me DJ britanik, Sigala, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 30 vjeçare, ka ngacmuar imagjinatën e fansave me publikimin e fotografive të ndryshme, ku shfaqet me bikini të kuqe duke u shëtitur në një pishinë.

ritaora 210918129 2857086927838596 2625620502894229298 n

Ajo dukej e bujshme ndërsa tregonte linjat e përsosura të trupit.

Bikinit e saj të kuqe kishin një detaj të madh trëndafili në pjesën e përparme, i cili nxirrte në pah këmbët e saj të holla.

ritaora 204851099 501309104259430 9200476335014873339 n

Për të përfunduar ansamblin plotësisht të kuq, ajo mbante një palë syze dielli të mëdha, buzëkuqin e kuq të markës së saj dhe u mbrojt nga dielli me një ombrellë.

Në një çast tjetër, Rita ishte fotografuar e veshur me një kapele të kuqe noti, që mesa duket do të jetë një nga skenat më interesante të klipit.

ritaora 210465371 162246529299986 3916113612168595203 n

Duket se një pjesë e videos muzikore, fansat do ta shohin Ritën të bashkohet me disa femra të tjera, të cilat po bëjnë not të sinkronizuar, me veshje të njëjta.

ritaora 209762360 794238864556716 5882076390117015267 n

Ajo gjithashtu dukej se kishte kaluar një kohë fantastike duke notuar në pishinë, teksa xhironte klipin e këngës së re.

ritaora 209042008 490255942034963 6114957735950689548 n

Rita Ora aktualisht ndodhet në Los Angeles, pas disa muajsh qëndrimi në Australi, ku edhe nisi një lidhje të rem e regjisorin Taika Waititi. /Telegrafi/

ritaora 210064644 391747888942401 4008926550453594345 n

ritaora 210035131 123166583299528 3067639092251239087 n