Një derr shkaktoi ndërprerje të trafikut në autostradën A13 pranë Chur-it të Zvicrës, të shtunën, pasi u largua nga një rimorkio në lëvizje.

Sipas policisë kantonale të Graubündenit, njoftimi u mor pak para orës 10:00 me mesazhin: “Ka një derr në autostradë pranë Churit”.


Autostrada u mbyll për rreth 20 minuta ndërsa policia dhe punonjësit përpiqeshin ta kapnin kafshën, e cila ishte e hutuar por jo e lënduar.

Pas kapjes, derri u rikthye në rimorkio dhe udhëtimi vazhdoi normalisht.

Trafiku u rihap menjëherë pas ndërhyrjes.

Ky është një nga disa incidentet e pazakonta me kafshë që policia zvicerane ka përballuar këtë vit. /Telegrafi/