LAJMI I FUNDIT:

Një çmenduri në Interex – klienti për 60 sekonda fiton 700 euro mall falas

Një çmenduri në Interex – klienti për 60 sekonda fiton 700 euro mall falas

Kur shkoni në supermarket i numëroni të hollat, por në Interex një klient në kuadër të lojës shpërblyese 60 sekonda nuk i numëroi të hollat, por kohën në dispozicion.

Visar Berisha u kualifikua nga Interex në kuadër të lojës shpërblyese 60 sekonda dhe pikërisht ai befasoi të gjithë me shkathtësinë e treguar.

Berisha u drejtua menjëherë marketit duke mos u kursyer për 60 sekonda, me ç’rast mori falas disa pije alkoolike ‘wisky’ nga brende të njohur botërore si Jack Daniels dhe Jim Beam, ndërkaq ai përfundoi 60 sekondëshin duke marrë falas në karrocë hiç më pak se 12 pako pije energjike Red Bull.

Djaloshi nga Prishtina tregon planin briliant se si për 60 sekonda mblodhi 700 euro mall falas
Lexo po ashtu Djaloshi nga Prishtina tregon planin briliant se si për 60 sekonda mblodhi 700 euro mall falas

Berisha te arka arriti që për 60 sekonda të fitojë mall falas në vlerë hiç më pak se 692 euro e 24 cent, e që pa dyshim se përbën fitore në formë sensacionale për të.

Telegrafi e ka përcjellë këtë event LIVE, ndërkaq kjo është dëshmi se Interex vazhdon të jetë lider duke komunikuar dhe duke u dhënë klientëve mundësi edhe për të fituar në kuadër të lojërave shpërblyese.

artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar