Një çift britanik ka kthyer një rezidencë të braktisur prej 30 vitesh në një vilë luksoze të listuar në Airbnb.

Joanne Shiels, 60 vjeçe, dhe partneri i saj Geoff Bell, 61, blenë Greystonedale Mansion në Northumberland për 300 mijë funte (rreth 350 mijë euro) në vitin 2022.


Ata investuan edhe 220 mijë funte (rreth 257 mijë euro) për ta rikonstruktuar plotësisht pronën me tetë dhoma gjumi.

Vila u pajis me një “disco kitchen”, dhomë lojërash dhe një kopsht të ri një-hektarësh të mbjellë nga vetë Joanne.


Dikur e rrënuar dhe pa energji elektrike, gazi apo dritare, shtëpia është transformuar në një hapësirë moderne dhe të ngrohtë për festa dhe grupe deri në 14 persona.

Projekti u përfshi edhe në emisionin “Renovation Nation” në Channel 4.

Sot, ajo ka një çmim prej 850 mijë paund (rreth 995 mijë euro). /Telegrafi/