LAJMI I FUNDIT:

Një Chevrolet Corvette e vitit 1969 pritet të shitet deri në 3 milionë dollarë

Një Chevrolet Corvette e vitit 1969 pritet të shitet deri në 3 milionë dollarë

Chevrolet Corvette është një makinë historike për një sërë arsyesh, por shumë pak janë aq të veçanta sa ky i vitit 1969.

Ajo thuhet se është një nga dy Corvette-t e tilla të prodhuara ndonjëherë në fabrikë, përcjell Telegrafi.


Sipas mediave të huaja, 1969 ishte një vit i veçantë për Corvette, por shumë tifozë të guximshëm nuk dinë për këtë makinë.

Bëhet fjalë për një veturë, motori i së cilës prej 560 kf (417 kW) furnizohet përmes një transmetimi automatik M40 dhe më pas drejt e në rrotat e pasme.

Pavarësisht se është në gjendjen e saj gati origjinale, shtëpia e ankandeve ka sugjeruar se ajo mund të arrijë çmimin e shitjes deri në 3 milionë dollarë. /Telegrafi/