LAJMI I FUNDIT:

Një certifikatë nderi për Kolevicën!

Një certifikatë nderi për Kolevicën!

Nga: Ben Andoni

“Share Awards Projects Future”, një organizatë evropiane bashkëkohore e arkitekturës, e krijuar për të sjellë përpara dhe për të promovuar arritjet në fushën e ndërtimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, ka nderuar së fundmi me certifikatë nderi personalitetin e ndërtimeve z. Petraq Kolevica. Në nder të karrierës së gjatë dhe jo pak të trazuar nga sfidat e kohës dhe presioni i madh i pushtetit por jo pak dhe i strukturave të tjera.


Kjo organizatë me përvojë gati 20-vjeçare në pozicionet e tregut të Evropës Qendrore dhe Lindore, shërben si një nga forumet më aktive ndërkombëtare në rajon, një burim informacioni, që përditësohet vazhdimisht, duke mbështetur trajnimin e vazhdueshëm të specialistëve dhe promovimin e talenteve të rinj.

Deri më sot, ky organizëm “Pro Event” ka arritur të sigurojë qasjen në kulturë për kategori të ndryshme të audiencës duke organizuar ngjarje, kushtuar zhvillimeve në vend dhe duke siguruar dhe zhvilluar forma të edukimit të vazhdueshëm të specialistëve nga fusha të ndryshme profesionale, fuqizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në mënyrë të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit, edukimin qytetar dhe përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në jetën e komunitetit, organizimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe promovimin e temave, ideve dhe vlerave kulturore, përmes veprimeve për të mbështetur dialogun dhe shkëmbimin kulturor.

Ndaj nderimi për Petraq Kolevicën ka qenë i merituar sepse prej vitesh kjo organizatë është e shtrirë dhe në vendin tonë, përveç shumë vendeve të tjera të rajonit.

Historia e Kolevicës është e gjatë më së shumti prej persekutimit sesa kontributit të ndërtimeve, që gjithsesi mbeten të shumta. Projekti i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë, që u ndërtua tek vendi i kishës së Shën Gjergjit, e cila u shemb nga regjimi gjatë periudhës së vitit 1968 kur u ndalua me ligj feja, ishte tejet modern. Por, pikërisht këtu mori vërejtjen e parë. Ndërkohë, vërejtjen e dytë e mori pasi mendoi që ngrehinën e Agjencisë Ajrore Kineze ta lyente me ngjyrën e kaltër. U quajt provokim se “imitonte” flamurin grek, paçka se arkitekti mendoi që ngjyra e kaltër kishte simbolikë prej qiellit. Si bashkautor i projektit të Muzeut Historik Kombëtar në fundin e viteve ’70 deri në vitin 1981, do të ishte një nga projektet e fundit ku ka bashkëpunuar Petraq Kolevica dhe kjo më vonë do të ndiqej nga privacione dhe punë të tjera, por gjithnjë i përfolur.

Sot, në moshë të thyer, ai jeton ditët e tij në katin e parë në një shtëpi në cep të Unazës, pranë Bërrylit. Pothuaj i vetmuar nga njerëzit, që tashmë rendin në kohën e globalizmit, teksa jeton nën kujdesin e familjarëve të afërt. Mundohet të përkthejë dhe të qëndrojë në korrent, por gjithnjë modest dhe i larguar nga panginja e kësaj kohe. /Milosao/

Në trend Kultura

Më shumë
I kanë thënë të mençurit...

I kanë thënë të mençurit...

Kulture
FJALË DASHURIE

FJALË DASHURIE

Fjala+
KUR U FUTA

KUR U FUTA

Poezi
PUTHJA

PUTHJA

Poezi
Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
KTHIM NË SHTËPI

KTHIM NË SHTËPI

Fjala+
Kalo në kategori